Flash News

E-TJERA

Dominojnë kthjellimet, parashikimi i motit për ditën e sotme

Dominojnë kthjellimet, parashikimi i motit për ditën e sotme

Zhvillimi i një qendre të presionit të lartë atmosferik në Mesdhe do të bëjë që në vendin tonë të dominojnë kthjellimet.

Herë pas here parashikohet që të ketë dhe kalime të lehta vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 17°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi lindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Të fundit