Flash News

E-TJERA

Drejtuesja e AKSHI-t përfundon në SPAK, merret në pyetje

Drejtuesja e AKSHI-t përfundon në SPAK, merret në pyetje

Mirlinda Karçanaj, drejtuesja e AKSHI-it ndodhet ne SPAK që nga ora 10:00 duke u marrë në pyetje nga prokurori Elvin Gokaj.

Mësohet se ajo është duke u pyetur lidhur me një denoncim të ekspertit të IT-së, Gent Progni.

Padinë në SPAK,Gent Progni e dorëzoi vitin e kaluar pas sulmeve kibernetike nga hakerat iranianë. Ai gjithashtu dorëzoi edhe kallëzimin penal për shpërdorim detyre për zyrtarët e AKSHI-t, personave që kishin për detyrë ruajtjen nga sulmet kibernetike të gjithë sistemit.

Gent Progni ka reaguar në një postim në rrjetet sociale, në lidhje me paraqitjen në SPAK të Mirlinda Karçanaj, drejtoreshës së AKSHI-t.

Ai shkruan : “Në një reflektim të turbullt në derën e SPAK – Mirlinda Karcanaj u paraqit sot për të dhënë dëshminë e saj për kallëzimin tim! Sa më shpejt dënohet aq më shumë mundësi kemi për të ruajtura sadopak të dhëna që kanë mbetur pa dalë dhe shumë para nga taksat tona s’do të vidhen më!."

Të fundit