Flash News

E-TJERA

Dy vrasje mafioze në 48 orë, eksperti i sigurisë: Krimi është sofistikuar, por metodat për hetimin e tyre mbeten të vjetra

Dy vrasje mafioze në 48 orë, eksperti i sigurisë: Krimi

48 orët e fundit regjistruan dy vrasje mafioze në Vlorë dhe Elbasan.

Dy ditë më parë u vra në Vlorë Bledar Bircaj, ndërsa mbrëmjen e djeshme në Elbasan u qëllua për vdekje në makinën e tij,  Everest Caka.

I ftuar në Open, eksperti i sigurisë, Ergys Muzhaqi thotë se vrasjet mafioze të ndodhura javët e fundit në vend tregojnë për skema krimi të mirë menduara dhe të sofistikuara, sipas ekspertëve.

Ai argumenton se metodat e policisë dhe grupeve hetimore janë po të njëjtat. “Pak a shumë punohet me të njëjtët njerëz dhe të njëjtat metodologji klasike, ndërkohë që qyteti është i shqetësuar dhe krimi është shumë para. Është e dhimbshme, sepse sado i sofistikuar të jetë krimi, bëhet fjalë për një qytet si Elbasani me mbi 400 mijë banorë”, thotë Muzhaqi, duke iu referuar vrasjes së Everest Çakës, një ditë më parë në Elbasan.

Sipas tij, krimi ka avancuar më shumë pas liberalizimit të krimit. “Kjo gjendje e rënduar nuk është e re. Për sa i përket mënyrës së operimit, është zhvilluar me liberalizimin e vizave. Lidhjet që kanë krijuar me grupet jashtë, i ka mundësuar që nga banda lokale dhe me aktivitet të ulët, të kalojnë në banda të mëdha, në nivele më të rëndësishme”, shpjegon eksperti .

 

Të fundit