Flash News

E-TJERA

E rëndë në Shkodër, 58-vjeçarja nga Malajzia gjendet e pajetë në tualetin e hotelit

E rëndë në Shkodër, 58-vjeçarja nga Malajzia gjendet

Një 58-vjeçare është gjetur e pajetë mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:00, në tualetin e një hoteli në qendër të Shkodrës.

Shtetasja M.A., nga Malajzia, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor po vijon punën për të hetuar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar me saktësi shkakun e vdekjes së 58-vjeçares.

Policia është duke kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Të fundit