Flash News

E-TJERA

“E shkreta Barcelonë”, gazetat spanjolle ‘dush’ të ftohtë ‘blaugranave’, bavarezët kthehen në ‘makth’

“E shkreta Barcelonë”, gazetat spanjolle ‘dush’

‘Blaugranat’ e Barcelonës duket se mezi e prisnin përballjen me Bajernin e Mynihut për të marrë hak ndaj disfatës së pësuar një vit më parë. Katalanasit u mposhtën nga bavarezët e Hansi Flick asokohe, me rezultatin e thellë 2-8 në “Estadio da Luz”.

Mbrëmja e kaluar nuk ishte aspak premtuese për Barcelonën e Leo Messit të dikurshëm. Skuadra e ‘blaugranave’ nuk shfaqi as aksion, as goditje ‘kërcënuese’, madje edhe kundërpërgjigjet ishin të pakta dhe të dobëta. Megjithatë mund të themi se rezistenca e tyre zgjati.

Skuadra e bavarezëve ishte në ‘top form’. Me driblimet dhe pasimet e sakta të Leroy Sane dhe përgjigjet e koordinuara të Leëandoëski-t, skuadra e Nagelsmann i riktheu ‘blaugranave’ makthin e një viti me parë. Rezultatin 0-3 nuk arriti dot ta thyente as Pique, as Jordi Alba dhe as Coutinho.

Në faqet e para të gazetave spanjolle duket se është shkruar dhe një ‘akt-gjykimi’ për ‘blaugranat’ që u mundën thellë në shtëpinë e tyre në ‘Camp Nou’. “E shkreta Barcelonë” shkruan e përditshmja ‘Marca’, ndërsa “Sport” e hap faqen e parë të gazetës me titullin “Realitet i trishtë”.

“E shkreta Barcelonë”, gazetat spanjolle ‘dush’

“E shkreta Barcelonë”, gazetat spanjolle ‘dush’

“E shkreta Barcelonë”, gazetat spanjolle ‘dush’

 

Të fundit