Flash News

E-TJERA

Edlira Çepani u rikthehet aktiviteteve, humbjes së bashkëshortit: Po përmbush një amanet

Edlira Çepani u rikthehet aktiviteteve, humbjes së

Aktivistja e njohur Edlira Çepani ka ndarë përvojën e saj nga një trajnim dhe program mentorimi me të rinj nga tre shtete të Europës Lindore, gjatë një vizite në Kishinau, Moldavi.

Pas një periudhe të vështirë, për shkak të humbjes së papritur të bashkëshortit të saj, Gerti Bogdani, Çepani është rikthyer në angazhimet e saj në mbështetje të të rinjve.

Në postimin e saj, Çepani vlerësoi forcën dhe qëndrueshmërinë e të rinjve që përballen me sfidat e pasojave të konflikteve, përfshirë luftën në Ukrainë, si dhe vështirësitë e përditshme që i prekin ata.

Ajo theksoi rëndësinë e mbështetjes për këta të rinj, të cilët, pavarësisht vështirësive, vazhdojnë të punojnë për një të ardhme më të mirë.

Postimi i plotë:

Në përpjekjen e mundimshme për të rifilluar angazhimet në përmbushjen e një misioni si amanet, rrugëtova drejt Chisinau. Aty pata fatin të njihja e të frymëzohesha nga të rinj nga 3 shtete të Europës Lindore, të cilët më treguan kaq bukur, se në mes të fatkeqësive e luftërave si ajo në Ukrainë (dhe sirenave të bombardimeve që u bien atyre dhe familjeve të tyre kohë e pa kohë), në mes të vështirësive që ata përjetojnë çdo ditë, sërish gjejnë forcën për të ecur përpara dhe për të luftuar për një botë më të mirë!
Faleminderit RSI Institute dhe KIC Sweeden për këtë mundësi që të isha trajnerja dhe mentorja e tyre, si dhe për mbështetjen që u jepni të rinjve!

Të fundit