Flash News
Masakra në Hait: Rreth 200 të vdekur nga dhuna brutale
Policia greke thellon hetimet për rrjetet shqiptare të d*ogës
Kjo është pasuria që mund të ketë marrë në Moskë familja e Bashar al-Assad
Reshjet e borës krijojnë probleme qarkullimi në disa akse rrugore në Shkodër
Misteri për vrasjen Alba Cenkos, fqinjët: Kanë gisht si familje, edhe e ëma e Kastriotit
Erland Krasniqi është ekstraduar nga Frankfurti ditën e sotme.
I riu akuzohet se 6 muaj plagosi me armë zjarri te rrethrrotullimi i Plepave në Durrës Renato Bajraktarin.
“Si rezultat i koordinimit të vazhdueshëm të punës me homologët e Interpol Wiesbaden, Interpol Tirana finalizoi procedurat për ekstradimin e shtetasit Erland Krasniqi., 25 vjeç, të lindur në Kavajë, nga Gjermania në Shqipëri.
Më datë 25.05.2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ai akuzohet se më datë 15.05.2024, pas një konflikti për motive të dobëta, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plepave”, Durrës, ka plagosur me armë zjarri Renato Bajraktarin.”- thuhet në njoftim.