Flash News

E-TJERA

Ekzekutohet me armë zjarri 44-vjeçari shqiptar në SHBA, u qëllua jashtë restorantit ku punonte

Ekzekutohet me armë zjarri 44-vjeçari shqiptar në SHBA, u
Françesk Shkambi, shqiptari i vrarë në SHBA

Një 44-vjeçar me origjinë shqiptare, Françesk Shkambi, humbi jetën pas një atentati me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së martës në Prime 7 Bar & Restaurant, në Commerce Township të Michigan-it.

Sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Oakland, ngjarja ndodhi rreth orës 21:38. Shkambi, menaxher i përgjithshëm i lokalit, u gjet nga autoritetet i shtrirë në verandën e jashtme të restorantit. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë pak më vonë.

Burime pranë FOX 2 bëjnë të ditur se Shkambi kishte dalë jashtë pas një telefonate dhe aty ishte qëlluar dy herë. Sherifi Michael Bouchard deklaroi se viktima dhe i dyshuari e njihnin njëri-tjetrin prej kohësh dhe se një mosmarrëveshje mes tyre ka degjeneruar në përplasjen e armatosur.

I dyshuari, një 65-vjeçar nga Farmington Hills, u dorëzua vetë në polici dhe aktualisht mbahet në Burgun e Qarkut Oakland. Ai ka pranuar autorësinë e krimit, por autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur motivin. Hetuesit kanë sekuestruar edhe armën e përdorur, një pistoletë 9 mm e raportuar më herët si e vjedhur.

Të fundit