Flash News

E-TJERA

Elbasan/ Skemë për futjen e d*ogës në burg, arrestohet polici, e pëson edhe i burgosuri dhe familjarja e tij

Elbasan/ Skemë për futjen e d*ogës në burg, arrestohet

Një punonjës policie në IEVP Elbasan ka rënë në pranga, në kuadër të një hetimi që çoi në goditjen e një skeme për futjen e drogës në burg.

Masë "arrest në burg" është ekzekutuar edhe ndaj një të paraburgosuri dhe familjares së tij.

"Në zbatim të urdhrit të ekzekutimit datë 22.01.2026, bazuar në vendimin nr. 784, datë 19.12.2025, u ekzekutua masa “Arrest me burg” ndaj tre personave nën hetim:

N.K., punonjës policie në IEVP Elbasan

E.K., familjare e një të paraburgosuri

G.S., i paraburgosur në IEVP Elbasan

Hetimi, i zhvilluar me metoda speciale, zbuloi një skemë bashkëpunimi për futjen e lëndëve narkotike në institucion me qëllim përfitimin financiar. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të fundit