Flash News

E-TJERA

Emërohet drejtor i ri i Teatrit Kombëtar Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli’

Emërohet drejtor i ri i Teatrit Kombëtar Eksperimental ‘Kujtim

Emërohet drejtori i ri i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

“Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

-Gjergj Prevazi emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në vendim.

Për këtë post kandiduan Ema Andrea, Genci Fuga, Indrit Çobani, Gjergj Prevazin dhe Ledion Zoi.

 

 

 

Të fundit