Flash News

E-TJERA

Erdhi me vrap nga Prishtina në Tiranë, atleti: E bëra për shpirtin e babit, ma la amanet

Erdhi me vrap nga Prishtina në Tiranë, atleti: E bëra për

Erzen Zyberaj, atleti nga Kosova, u nis me vrap nga Prishtina dy ditë më parë dhe mbërriti në Tiranë pasditen e djeshme. Zyberaj përshkroi 260 kilometra me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Zyberaj tha se këtë  bëri për babain e tij pasi ky i fundit ia kishte lënë amanet. Ai tha se janë rritur gjithmonë me frymën e patriotizmit dhe dashurinë e atdheut.

“Kam vrapu për të githë ata shpirta të njerëzve që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë për Shqipërinë. Unë kam vrapu për shpirtin e tij. Rruga më shkoi 28-orë. Ka pasur komente të ndryshme e pozitive. Babi im dhe ne jemi gjithmonë jemi rrit me frymën patriotike. Kemis hikuar gjithmonë filma shqip. Tre orë kamd dëgjuar kolonën zanore të udhës së shkronjave. Ëndrra për të qenë një do të jetë deri në frymën e fundit. Ai njeri që e ndjen veten shqiptar, duhet ta ketë të ngulitur”, tha ai.

 

Të fundit