Flash News

E-TJERA

Sulmet kibernetike/ Për herë të parë nga marrja e detyrës, Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Sulmet kibernetike/ Për herë të parë nga marrja e

Për herë të pare që nga marrja e postit të Kreut të Shtetit, Bajram Begaj do të mbledhë sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Arsyeja e takimit janë sulmet kibernetike.

Nuk dihet ende ora e mbledhjes apo detaje nga takimi i rëndësishëm. Këshilli i Sigurisë përbëhet nga 14 anëtarë dhe kryesohet nga Presidenti i Republikës.

Anëtarët e tjerë të tij janë kryetari i Kuvendit, kryeministri, 7 ministra-i Mbrojtjes, Drejtësisë, Punëve të Brendshme, Financave, Transportit, Punëve të Jashtme dhe Energjisë.

Anëtarë janë edhe Kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Ligji i jep të drejtën Presidentit të “ftojë pjesëmarrës të tjerë” në mbledhjet e Këshillit, por që nuk gëzojnë të drejtat e anëtarëve.

Për herë të fundit Këshilli i Sigurisë Kombëtare është mbledhur nga ish-presidenti Ilir Meta në 14 shkurt 2022 për shkak të tensioneve Rusi-Ukrainë.

Kujtojmë që Shqipëria është goditur nga dy sulme kibernetike. Qeveria ka bër ëme dije se sulmet kanë ardhur nga Irani dhe një sërë të dhënash sensitive janë bërë publike.

Të fundit