Flash News

E-TJERA

Eurostat: Rreth 70% e popullsisë në moshë pune në Shqipëri rrezikohet nga varfëria

Eurostat: Rreth 70% e popullsisë në moshë pune në

Eurostat raporton se 68.8% e popullsisë në moshë pune në Shqipëri, rrezikon rënien në varfëri. Gjetjet e publikuara së fundmi tregojnë se intesiteti i punës në familje është i ulët.

Në BE, shkalla e rrezikut nga varfëria për njerëzit e moshës më pak se 65 vjeç që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët të punës ishte 64.0% në vitin 2020.

Kjo normë varionte nga 48.7% në Danimarkë dhe 49.9% në Irlandë në më shumë se 70.0% e popullsisë në nëntë shtete anëtare të BE-së. Ajo arriti një kulm prej 85.4% në Lituani, e ndjekur nga Rumania (84.2%) dhe Letonia (80.6%).

Të fundit