Flash News

E-TJERA

Fatura ‘e kripur’ e importit, KESH ble 18 milionë euro energji për një javë

Fatura ‘e kripur’ e importit, KESH ble 18 milionë euro energji

Blerja e energjisë për 7 ditët e para të muajit gusht i ka kushtuar qeverisë sonë 18 milionë euro.

Korporata Elektroenergjetike ka blerë 35 mijë megavatorë energji për datat 1 deri në 7 gusht me një çmim prej 520 euro për megavat.

KESH arriti në 12 mijë megavatorë prodhimin e energjisë ditore në mënyrë që të ulet nevoja për të importuar energji. Megjithatë kjo sasi prodhuar ka qenë e pamjaftueshme për të përmbushur nevojat për energji elektrike.

Niveli i liqenit të Fierzës është ulur me gati 10 metra për shkak të thatësirës. Prurjet në hidrocentrale kanë kapur vlera minimale.

Të fundit