Flash News

E-TJERA

FFK dënon thirrjet provokuese të serbëve gjatë ndeshjes me Shqipërinë

FFK dënon thirrjet provokuese të serbëve gjatë ndeshjes me

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka reaguar ashpër pas skenave provokuese gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri në Leskovc, ku disa tifozë serbë shfaqën mesazhe fyese dhe flamurin serb mbi hartën e Kosovës.

Në një deklaratë zyrtare, FFK dënon ashpër thirrjet teksa thekson se këto skena për fat të keq nuk janë të reja në stadiumet serbe.

“Federata e Futbollit e Kosovës dënon ashpër thirrjet në kor kundër Kosovës dhe mesazhet provokuese të shfaqura në tribunat e stadiumit të Leskovcit gjatë ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë. Këto skena për fat të keq nuk janë të reja në stadiumet serbe, ku nxitja e urrejtjes dhe mesazhet fyese ndaj shteteve fqinje vazhdojnë të përsëriten pa ndëshkim të mjaftueshëm",- thuhet në deklaratë.

FFK shton se veprime të tilla bien ndesh me frymën sportive dhe me parimet e respektit që UEFA dhe FIFA përfaqësojnë. Federata e Kosovës u bën thirrje të gjitha palëve për respekt dhe fair‑play, duke theksuar rëndësinë e promovimit të vlerave sportive dhe paqësore në stadiume.

Të fundit