Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
Fitorja e Le Pen dhe arsyet pse Macron shpalli zgjedhjet e parakohshme

Nga Genc Burimi
Që partia e vajzës Le Pen, “Bashkimi Kombëtar” do t’i fitonte me një rezultat të thellë këto zgjedhje europiane, kjo nuk përbënte më asnjë surprizë për asnjë francez. Prej kohësh sondazhet e jepnin Le Pen mbi 30% dhe partinë e Makronit, sa gjysma me vetëm15%. Kjo u konfirmua saktësisht në kutitë e votimit: thuajse 32% për “Bashkimin Kombëtar” të Lë Penit dhe thuajse 16% për “Rilindjen” e Makronit.
Surpriza Makron: Franca në zgjedhje të parakohshme legjislative
Surpriza nuk erdhi pra nga liderja e ekstremit të djathtë francez, por nga vetë presidenti francez. Në momentin kur minstrat e tij po komentonin rezultatin e zgjedhjeve në studjot televizive duke e relativizuar humbjen e partisë në pushtet , programet ndërptiten, ushton Marsejeza, dhe nën tingujt e himnit kombëtar presidenti francez shfaqet “live” nga Pallati i Elzesë. Pa pritur pa kuptuar, thotë para kombit se ai nxjerr mësime nga kjo fitore e ekstremit të djathtë që përbën një rrezik për Francën sipas tij, dhe shpall shpërndarjen e parlamentit francez! Zgjedhje të parakohshme legjislative do të mbahen në më pak se një muaj! Më 30 qershor raundi i parë, më 7 korrik raundi i dytë! Franca ku gjithshka shkonte mirë, hyn pa pritur në krizë politike fill në vigjilje të Lojrave olimpike të Parisit kur e gjithë bota do t’i ketë sytë nga Franca! As fjala tërmet politik nuk është aq e fortë për të përshkruar valën e “choc”-ut që ka provokuar në Francë kjo deklaratë totalisht e papritur e Emanuel Makronit ! Askush nuk po e kupton gjestin e tij! Askush! As rrethi i tij i afërt. Të gjithë janë kapur në surprizë. Kjo strategji e pakuptueshme e Makronit i jep çelesat e pushtetit në dorë ekstremit të djathtë francez që deri sa fitoi sot bindshëm në zgjedhjet europiane, llogjikisht po aq bindshëm do fitojë edhe pas një muaji në zgjedhjet e parakohshme legjislative!
Asnjë parti, as dhe ajo vetë e Makronit nuk do ketë kohë të organizohet në më pak se një muaj, të bëjnë lista, të bëjnë programe, të bëjnë marrëveshje paraelektorale. Pse ky “vetë-sabotim” për partinë në fuqi? Për më tepër që asgjë nuk e detyronte institucionalisht Presidentin francez të shpërdante parlamentin… Institucionet franceze janë nga më solidet në botën perëndimore. Shpërndarjet e parlamentit janë aq të rralla që prej kushtetutës së De Golit aktualisht në fuqi, saqë ato nuk numërohen as me gishtat e një dore. I fundit që e ka bërë një shpërndarje parlamenti ka qenë Shirak me 1997 dhe atëherë francezët e morën aq inat sa “për inat” ata votuan masivisht për opozitën. Francezët nuk i duan zgjedhjet e parakohshme, pasi ato provokojnë atë që në frengjishten politike quhet “Kohabitacion”, ose bashkëjetesë e një presidenti me një kryeministër armiqë politikë.
Në kësi rastesh vendi bllokohet (kjo ka ndodhur me Miterrandin president i majtë dhe Shirakun kryeministër i djathtë më 1986), andaj francezët kanë tmerr nga kohabitacioni. Atëherë përse Makron e morri këtë vendim që dëmton në rradhë të parë atë vetë dhe partinë e tij që sot ka shumicën në parlament? Edhe zgjedhjet e kaluara europiane, partia e Lë penit I fitoi por kjo s’i krijoi probleme asajkohe Makronit. Pse tani po ? Biles edhe para Makronit president, zgjedhjet europiane Ishin zgjedhje për partinë e Lë Penit që i ka fituar shpesh lehtë. Por kurrë politika franceze nuk i ka dhënë ndonjë rëndësi të jashtëzakonshme këtyre zgjedhjeve europiane, pas nuk është në Strasburg apo në Bruksel ku luhet fati i një populli por në vendin e tij.
Cilat mund të jenë arsyet që e shtynë Makronin drejt zgjedhjeve të parakohshme?
Sigurisht versioni zyrtar për këto zgjedhje legjislative të papritura është dhe do jetë, respektimi i demokracisë. Domethënë, presidenti “dëgjoi” mesazhin e popullit i cili votoi kundra partisë në fuqi për zgjedhjet europiane, prandaj Makron po “i thotë popullit” fjalën e ke sërish për të çuar në parlament mazhorancën që t’i popull do! Arsyetim i shëndoshë, po përse kjo llogjikë nuk funksionoi te Makron president më 2019 kur dhe atëherë Le Pen e mundi rëndshëm partinë e presidentit në zgjedhjet europiane? Ndaj duhet të ketë arsye të tjera, por ato nuk janë publike, kështu që vetëm mund të spekullohet mbi to.
Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Francë, mëma e të gjitha zgjedhjve franceze, janë në 2027. Makron nuk do ketë më të drejtë të rikandidojë sepse i ka bërë dy mandate, maksimumi ligjor. Marina Le Pen do të jetë sipas të gjitha sondazheve presidentja e ardhshme e Francës sepse sot për sot nuk ka asnje kandidat serioz përballë saj më 2027.
Ateherë, as mos po manovron Makron që me anë të zgjedhjeve legjislative të parakohshhme sot, të sabotohet fitorja e Le Pen me 2027? Duke parë shembullin britanik, ku populli sot është i zhgënjyer me Breksitin, Makron ndoshta mendon se duke “ia dhënë” mazhorancën dhe qeverinë pas një muaji partisë së Le Pen, kjo e fundit do të digjet dhe diskreditohet aq shumë në dy vjet në pushtet ku s’do bëjë ndonjë të madhe për Francën, saqë njerezit të zhgenjyer nuk do votojnë më për të më 2027. Po të jetë kjo arsyeja, ky mbetet megjithatë një eksperiment tepër i rrezikshëm për t’u provuar.
Arsyeja tjetër mund të lidhet me Ukrainën. Presidenti francez është bërë udhëheqësi perëndimor më radikal kundra Putinit, duke ia kaluar dhe vetë amerikanëve në zellin e tij për t’u përballur me Moskën! Mbase Makron ka marrë mesazhe gjatë vizitës së Biden-it në Paris se SHBA-të nuk janë të gatshme të shkojnë më larg se kaq në mbeshtetjen ndaj Ukrainës, gjë që do ta linte Parisin vetëm ballë për ballë me Moskën e cila ka filluar tashmë të kërcënoje popullin francez. Një fitore pas një muaji në Francë e Le Penit, dhe krijimi i një qeverie franceze e ekstremit të djathtë anti-luftë, mund t’i jepte kështu alibi Makronit në dobësimin e përkrahjes ndaj Ukrainës jo për faj të tij, por të ekstremit të djtathtë. Por dhe kjo hipotezë mbetet një puro hamendje.
Askush përveç presidentit francez nuk e di tani për tani arsyen e vërtetë që mund të shpjegojë gjestin e tij të papritur. Një gjë është e sigurt, nëse sipas gjitha gjasave Franca do të ketë pas një muaji një qeveri të ekstremit të djathtë për herë të parë në historinë e saj, viktima kryesore do të jetë Ukraina…
Të fundit
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24