Flash News

E-TJERA

Florian Marku e sfidoi, promotori i ish-kampionit botëror premton ndeshje në Shqipëri

Florian Marku e sfidoi, promotori i ish-kampionit botëror premton ndeshje

Pas fitores së tij të 11-të, Florian Marku kërkoi një përballje me ish-kampionin botëror të boksit Amir Khan. Marku tha se ishte i gatshëm të ndeshej në ring me Khan-in, britanikun që ka bërë emër në boks.

The Sun, në një artikull, shkruan se promotori Ben Shalom i cili ka organizuar ndeshjen e fundit të Khan ndaj Brook, ka paralajmëruar një rikthim të ish-kampionit. Gjatë një deklarate, Shalom përmendi edhe Florian Markun boksierin me origjinë shqiptare.

“Ne do të bëjmë një ngjarje të madhe me të në Shqipëri, ia premtuam këtë. Ai dëshiron të bëjë kthimin e tij në shtëpi. Shiko, Amir Khan ka kuptim. Unë sinqerisht mendoj se ka kuptim për Amirin, mendoj se ka kuptim për ata të dy”, ka thënë Shalom.

Megjithatë, Shalom tha se vendimi është në dorën e ish-kampionit të vendosë nëse do të rikthehet në ‘shtëpinë e boksit’ për t’u ndeshur me Markun.

Amir Khan u mund bindshëm nga rivali i tij asokohe, Kell Brook, gjatë gjashtë raundeve të ndeshjes.

Të fundit