Flash News

E-TJERA

Fluks për aplikimin e pasaportave dhe ID, Doracaj: Zyrat e aplikimit dhe shpërndarjes hapur edhe të shtunën

Fluks për aplikimin e pasaportave dhe ID, Doracaj: Zyrat e aplikimit dhe
Foto Ilustruese

Zyrat e aplikimit dhe shpërndarjes së dokumenteve biometrike do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë për të përballuar fluksin e aplikantëve, që është shtuar në ditët e fundit me ardhjen e emigrantëve shqiptarë në vend.

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj dhe përfaqësuesi i Kompanisë Koncesionare Olivier Laurence inspektuan sot zyrën e aplikimit në Njësinë Administrative Nr. 5 në Tiranë.

Doracaj u shporeh se zyrat do të qëndrojnë hapur nga ora 08:00 të mëngjesit derisa të përfundojë procedurat edhe qytetari i fundit në rradhë. Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve të aplikojnë online përmes portalit E-Albania.

"Duke filluar nga kjo e shtunë deri në fund të muajit gusht zyrat e aplikimi do i shërbejnë qytetarëve që nga ora 08:00 deri sa të mbarojë edhe qytetari i fundit në radhë për të përballuar fluksin e qytetarëve për pasaporta dhe ID. Të hapura nuk do të jenë vetë zyra e aplikimit por janë edhe zyrat e shpërndarjes së dokumenteve biometrike pranë Policisë së Shtetit në çdo qark për të ofruar shërbimin e dhe gjatë të shtunave. Do ju lutesha qytetarëve që për të shmangur radhët në kohë pandemie të aplikojnë online në e-Albania për orën dhe numrin që të mos rrinë në radhë", tha Doracaj.

Të fundit