Flash News

E-TJERA

Furgoni përplaset me "Benz-in" afër Maliqit, gjashtë persona të plagosur

Furgoni përplaset me "Benz-in" afër Maliqit, gjashtë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku kanë mbetur të plagosur gjashtë persona.

Policia bën me dije se një furgon është përplasur me një mjet tip "Benz" afër Maliqit.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i "Benzit" me inicale  G. K., si edhe pesë pasagjerë që udhëtonin me furgonin.

Të lënduarit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

"Më datë 02.12.2021, rreth orës 08:55, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Velitërnë, Maliq, janë përfshirë në aksident mjeti tip furgon “Benz”, me drejtues shtetasin E. D., me një mjet tjetër tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. K.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi G. K., si edhe 5 pasagjerë që udhëtonin me mjetin tip furgon, të cilët u dërguan për mjekim në spital", thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

Të fundit