Flash News
Deputetët votojnë mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit francez
Vritet CEO i kompanisë së madhe të sigurimeve në New York
Zjarri shkrumbon banesën në Lezhë, shpëtojnë anëtarët e familjes
Sherr masiv në Tiranë, tre të plagosur nga përplasja me sende të forta
Korçë/ 47-vjeçari gjendet i pajetë në makinë, rrethanat mbeten misterioze
Gara për drejtorët e policisë në qarqe, intervistohen 42 kandidatët
42 kandidatë për drejtor policie në qarqe janë intervistuar ditën e sotme. Sipas rendit alfabetik, i pari që u intervistua nga komisioni i vlerësimit ishte Adriatik Tafçiu, për t’u pasuar më pas nga kandidatët e tjerë.
“42 kandidatët në garë për postin e drejtorit të policisë në qarqe, kanë dalë këtë të shtunë përpara komisionit, ku në 20 minuta kanë shpalosur platformën e tyre në rast se u besohet drejtimi i një prej 12 qarqeve”, raporton tvklan.
Mes emrave që kanë shprehur interes për të qenë në krye të një prej drejtorive të policisë, janë dhe drejtues aktual.
Me mbylljen e procesit të intervistimit, komisioni i përbërë nga 3 drejtues të parë në radhët e Policisë së Shtetit, do të vendosë brenda 10 ditësh, 12 drejtorët e rinj.
Mënyra e përzgjedhjes së drejtorëve të rinj përmes konkurimit përcaktuar në ligjin e ri për Policinë e Shtetit, u aplikua për herë të parë në emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm, Ilir Proda, proces ky i përmbyllur pak javë më parë.