Flash News

E-TJERA

Gerard Pique po përflitet si presidenti i ardhshëm i Barcelonës

Gerard Pique po përflitet si presidenti i ardhshëm i Barcelonës

Gerard Pique njoftoi dje tërheqjen nga bota e futbollit. Sulmuesi spanjoll i Barcelonës tha se të shtunën do të jetë ndeshja e tij e fundit në ‘Camp Nou’.

Por, mesa duket skenarët e largimit të Pique flasin më shumë për një rikthim në qendër të futbollit spanjoll. Presidenti i La Liga, Javier Tebas, në një deklaratë për mediat, nuk ka përjashtuar mundësin që Pique të marrë drejtimin e klubit spanjoll.

Tebas e cilësoi një lojtar historik, duke e ofruar si një pretendent për të rrëzuar Laportan.

“Ai ka tre kushte shumë të rëndësishme për të qenë president i FC Barcelona: ai ka qenë në klub për 25 vjet, ai e njeh botën e futbollit si lojtar dhe industrinë sportive si biznesmen. Ai e di që të tre janë shumë të ndryshëm. por eksperienca e tij në fushën e vendimmarrjes si biznesmen - me sukseset dhe dështimet e tij - e bëjnë atë një kandidat të madh për presidencën e Barçës, mendoj se ai do të përpiqet," pranoi Javier Tebas.

Të fundit