Flash News

E-TJERA

Gjendet një trup i pajetë në kanalin e Istmit në Korinth, dyshohet se është shqiptar

Gjendet një trup i pajetë në kanalin e Istmit në Korinth,

Një trup i pajetë është gjetur sot në kanalin e Istmit, në Korinth të Greqisë. Sipas autoriteteve lokale, trupi u zbulua nga punonjësit gjatë punimeve për pastrimin e kanalit.

Ende nuk janë përcaktuar shkaqet e vdekjes, por hetimet paraprake sugjerojnë se mund të bëhet fjalë për një vetëvrasje të mundshme. Viktima është një burrë i moshës rreth 25-30 vjeç dhe dyshohet të jetë shtetas shqiptar.

Trupi është dërguar në spitalin e përgjithshëm të Korinthit, ku do të kryhet autopsia për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. Ndërkohë, Departamenti i II Portual i Isthmisë, pranë Autoritetit Portual të Korinthit, po kryen hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Të fundit