Flash News

E-TJERA

Gjendet një trup i pajetë në lumin Shkumbin

Gjendet një trup i pajetë në lumin Shkumbin

Një trup i pajetë është gjetur këtë të hënë në rrjedhën e lumit Shkumbin. Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa mësohet se është pikasur nga një peshkatar i zonës.

Burime bëjnë me dije për të nxjerrë trupin nga lumi, është kërkuar asistenca e polumbarëve dhe shërbimit zjarrfikës të Elbasanit të cilët janë në veprim për të mundësuar tërheqjen dhe transportimin e trupit drejt morgut të spitalit rajonal.

Nuk ka ende informacion mbi identitetin, moshën apo gjininë e viktimës. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një mbytje aksidentale apo një ngjarje me motive kriminale.

Të fundit