Flash News

E-TJERA

GJKKO dënon me 10 muaj burg "Rrumin e Shijakut"

GJKKO dënon me 10 muaj burg "Rrumin e Shijakut"

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 10 muaj burg Aleksandër Lahon, i njohur edhe si "Rrumi i Shijakut". Laho është dënuar pë veprën penale të korrupsionit.

SPAK kërkoi dënimin me 3 vite heqje lirie, por ne fund gjykata e denoi me 1 vit e 3 muaj burg, por për shkak të gjykimit te shkurtuar iu ul një e treta e këtij dënimi.

Sipas hetimeve, ka rezultuar se Aleksandër Laho i ka dhënë zyrtarit të Avokatit të Shtetit, Irgen Kërçuku shumën prej 600 mijë lekë dhe i ka premtuar dhe 300 mijë lekë më shumë, me qëllim që të mos ushtronte ankim për një çështje pronësie.

Të fundit