Flash News

E-TJERA

Apeli i Posaçëm rrëzon ankimimin e Arbër Veliajt për kontrollet ndaj tij

Apeli i Posaçëm rrëzon ankimimin e Arbër Veliajt për

Gjykata Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Arbër Veliajt për kontrollet ndaj tij. Apeli i Posaçëm nuk ka pranuar ankimimin e Arbër Veliajt dhe shoqërisë “G.” sh.p.k.

"Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratiktë përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 31.07.2025,shpalli vendimin mbi çështjen penale nr.183, datë 25.07.2025regjistrimi, kthyer për rishqyrtim tek i njëjti trup gjykues nga Gjykata e Lartë, pas prishjes së vendimit nr. 51, datë 28.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar - disponuar mbi ankimet e paraqitura nga ankuesit A.V. dhe shoqëria “G.” sh.p.k., ndaj vendimit nr. 730, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

1.Mospranimin e ankimit të ankuesve A.V. dhe shoqëria “G.” sh.p.k., kundër vendimit nr. 730, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

2. Ky vendim t’u njoftohet ankuesve dhe kundër tij lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë sipas ligjit", thuhet në njoftim.

Të fundit