Flash News

E-TJERA

Goditet banda e trafikut të drogës në Itali, arrestohen 25 persona, mes tyre edhe shqiptarë

Goditet banda e trafikut të drogës në Itali, arrestohen 25

Një operacion antidrogë është zhvilluar nga autoritetet në Itali, në kuadër të së cilit janë arrestuar 25 persona, të dyshuar si anëtarë të një bande kriminale të trafikut të narkotikëve.

Sipas raportimit të mediave italiane gjatë operacionit është zbuluar një laborator që përdorej për prodhimin dhe trafikimin e kokainës i monitoruar nga 25 persona me kombësi të ndryshme. 

Anëtarët e organizatës kriminale janë 12 me kombësi kolumbiane, 9 spanjollë, 2 shqiptarë, një meksikan dhe një italian.

Bëhet me dije se gjatë operacionit janë më shumë se 38 kilogramë kokainë, makineri për prodhimin e kokainës, 87 gramë hashash dhe 94 gramë marijuanë.

Po ashtu janë sekuestruar edhe armë zjarri, së bashku me 30 karikatorë dhe deri në 1,000 fishekë, një silenciator, një armë trullosëse, më shumë se 32,000 euro kesh, pothuajse 39,000 euro të falsifikuara, 5 makina luksoze, si dhe 28 telefona dhe dokumente të ndryshme.

Lënda narkotike së bashku me armët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa 25 personat janë arrestuar për veprime të mëtejshme proceduriale.

Të fundit