Flash News

E-TJERA

Greqia hapi Kapshticën, Policia: Me çfarë duhet të jeni të pajisur përpara se të udhëtoni

Greqia hapi Kapshticën, Policia: Me çfarë duhet të jeni

Greqia hapi ditën e djeshme pikën kufitare të Kapshticës për të gjithë udhëtarët nga Shqipëria dhe anasjelltas. Sot, stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë ka dhënë një sqarim se si mund të kalosh drejt Greqisë.

Në njoftim thuhet se lejohet hyrja për në Greqi, për shtetasit shqiptarë me pasaportë, shtetasit me leje qendrimi greke, shtetasit e tjerë europianë, të cilët duhet të jenë të pajisur me testin e COVID-19 dhe të kenë të plotësuar formularin e regjistrimit PLF në adresën www.travel.gov.gr Duhet të marrin fillimisht konfirmimin dhe më pas do të lejohen për të hyrë në shtetin grek.

Gjithash do të lejohen të hyjnë në Greqi, mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusa, drejtuesit e të cilëve duhet të bëjnë regjistrimin e formularit PLF dhe duhet t'i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, pranë palës greke të kësaj pike kalimi.

Bëhet me dije dhe se pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, do të funksionojë 24 orë, pa orar të limituar.

Të fundit