Flash News

E-TJERA

Grupkapitulli i fundit i integrimit, ministrja daneze: E inkurajoj Shqipërinë që të nxitë dialog politik

Grupkapitulli i fundit i integrimit, ministrja daneze: E inkurajoj

Ministrja e Jashtme e Danimarkës, Marie Bjerre në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama dhe komisioneren Marta Kos, inkuraoi Shqipërinë të nxitë më shumë dialogun politik.

Teksa theksoi mbështetjen e Danimërkës për integrimin e vendit, Bjerre theksoi se hapi tjetër për Tiranën është përmbushja e piketave.

“Kjo është një shpejtësi rekord, ky gur kilometrik shërben si njohje të punës që ka bërë Shqipëria. Raporti i zgjerimit tregon se Shqipëria po ec përpara sidomos në luftën kundër korrupsionit. Hapi tjetër është përmbushja e piketave të tjera. E inkurajoj Shqipërinë që të nxitë dialog politik, zgjerimi është përparësi e presidencës daneze. Ne sot po japim një tjetër rezultat. Jam e sigurt se anëtarësimi do të arrihet në një kohë të afërt. Shqipëria i përket Bashkimit Evropian”, tha Bjerre.

 

Të fundit