Flash News

E-TJERA

Harxhi: Nuk do të kandidoj për kreun e PD

Harxhi: Nuk do të kandidoj për kreun e PD

Ndryshe nga qershori i kaluar ku kandidoi për kreun e PD përballë Lulzim Bashës, Agron Shehajt dhe Fatbardh Kadillit, këtë herë Edith Harxhi nuk do t’i bashkohet garës.

E ftuar në studion e ‘Log’ në Abc News, Harxhi u shpreh se nuk e sheh veten pjesë të kandidimit duke deklaruar se nuk do të jetë një kandidate për kreun e PD.

“Partia është në një fazë tranzitore dhe i ka krijuar bazat e rithemelimit. Unë nuk e shoh veten në këto momente si pjesë të kandidimit dhe nuk  dotë kandidoj”, tha Harxhi.

Të fundit