Flash News

E-TJERA

"Helmohesh për 10 sekonda", pedagogu shpjegon rrezikun e monoksidit të karbonit pas tragjedisë së familjes Kola në Itali

"Helmohesh për 10 sekonda", pedagogu shpjegon rrezikun e

Dy ditë pas tragjedisë së rëndë në Itali, ku u shua një familje shqiptare me katër anëtarë, pedagogu i infermierisë Studim Hysa ka shpjeguar rrezikun ekstrem të monoksidit të karbonit dhe efektin e tij të menjëhershëm në organizmin e njeriut.

I ftuar në studion e A2 CNN, Hysa theksoi se monoksidi i karbonit është një gaz i padukshëm dhe pa erë, çka e bën pothuajse të pamundur që njeriu ta kuptojë praninë e tij deri në momentin kur është tepër vonë. Sipas tij, ky gaz krijohet nga djegia e paplotë e lëndëve djegëse, si druri, gazi, karburantet, apo nga pajisje të përditshme si kaldajat, sobat, automjetet dhe gjeneratorët.

Situata bëhet veçanërisht kritike kur monoksidi i karbonit grumbullohet në ambiente të mbyllura dhe pa ajrosje. Në këto kushte, ajri i pasur me oksigjen zëvendësohet gradualisht nga ky gaz helmues, i cili thithet nga organizmi njësoj si oksigjeni.

“Efekti është jashtëzakonisht i shpejtë dhe i rrezikshëm. Nga rastet që kemi parë dhe dëgjuar, persona që kanë qenë në gjumë nuk kanë pasur as mundësinë të reagojnë. Mund të ndodhë brenda pak sekondash dhe të çojë drejtpërdrejt në humbjen e jetës”, u shpreh Hysa.

Pedagogu paralajmëroi gjithashtu se në raste të dyshuara për prani të monoksidit të karbonit, askush nuk duhet të futet në ambientin e kontaminuar pa pajisje mbrojtëse, pasi rreziku është i menjëhershëm edhe për personat që përpiqen të ndihmojnë. Sipas tij, ndihma e parë duhet të kufizohet vetëm në nxjerrjen e viktimës në ajër të pastër dhe thirrjen e shërbimeve emergjente, pa qëndruar në ambient për veprime të tjera.

Të fundit