Flash News
Familja me 5 anëtarë bllokohet në malin e Tomorit nga moti i keq, ndërhyn policia
Bora bllokon rrugën e Arbrit, situatë problematike edhe në Qafën e Ulzës
Moti i keq bllokon rrugët në Shqipëri, policia: Ja akset problematike
I kërkuar për ekstradim në Itali, arrestohet kreu i klanit "Farruku"
Shpërthim me tritol në një hotel në Theth
Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë 21 vjeçari në aksin Koplik-Dedaj
Një i ri ka humbur jetën pasi u përfshi në një aksident në aksin rrugor Koplik-Dedaj.
Policia në Malësinë e Madhe njofton se Gj.Gj, 21 vjeç ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë, i riu ka ndërruar jetë.
“Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 20:30, në aksin rrugor “Koplik-Dedaj” shtetasi Gj. Gj., 21 vjeç, banues në fshatin Reç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë shtetasi Gj.Gj., ka ndërruar jetë, gjatë rrugës për në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.