Flash News

E-TJERA

Humbi me Spanjën, përfundon aventura e Shqipërisë në Euro 2024

Humbi me Spanjën, përfundon aventura e Shqipërisë në

Përfundon 1-0 ndeshja mes Spanjës dhe Shqipërisë në Duseldorf të Gjermanisë.

Fitorja e Spanjës sonte i ka dhënë fund aventurës së “Kuqezinjve” në Kampionatin Evropian 2024,  duke u pozicionouar të fundit në Grupin B.

Shqipëria e nisi mirë këtë takim duke ushtruar presion në zonën e spanjollëve dhe duke mbyllur hapësirat, por duke mos arritur që të krijojë ndonjë mundësi goli

Ishte Ferran Torres ai i cili në minutën e 13-të realizoi për 1-0 pas asistimit nga Dani Olmo.

Të besuarit e Sylvinhos e përfunduan sonte aventurën në Euro 2024 me vetëm një pikë të fituar, por na dëshmuan se kanë potencial të madh për të vazhduar të na bëjnë krenar në të ardhmen.

Të fundit