Flash News

E-TJERA

Atentati në Shkodër, motra e Flutura Bashës: Bashkimi në gjendje të rëndë

Atentati në Shkodër, motra e Flutura Bashës: Bashkimi në

Motra e Flutura Bashës, viktimës së pafajshme të atentatit të ndodhur në Shkodër, në emisionin ‘Me zemër të Hapur’ tha se ajo dhe bashkëshorti i sa, Bashkimi, kishin qenë duke shkuar te toka e tyre. Gjithashtu, ajo zbuloi se gjendja e Bashkim Bashës është e rëndë.

“Fati i saj i keq, në momente të keq. Bashkimi është keq. Akoma në gjendje rreziku. Po shkonin te toka e tyre në bujqësi. Ishte dëmtuar shumë kishte marrë shumë plagë. Nuk di çfarë të them. Fati i keq i saj. Ka lënë dy vajza dhe një djalë”, tha motra e viktimës.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së mërkurës në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëllua me breshëri kallashnikovi mbi të.

Viktimat janë Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili nërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor. Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha është plagosuri rëndë.

Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës pas plumbave duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha.

Të fundit