Flash News

E-TJERA

I shpëtoi vdekjes, ky është 52-vjeçari që u arrestua për shpërthimin në Sarandë

I shpëtoi vdekjes, ky është 52-vjeçari që u arrestua

Erdion Muho u arrestua nga Policia në lidhje me shpërthimin e regjistruar më 24 Qershor në bregdetin e Sarandës, pranë portit të qytetit, ku humbi jetën biznesmeni 52-vjeçar Armand Nelaj.

Muho se bashku me Armand Nelajn, akuzohet nga autoritetet policore se atë mbrëmje kanë tentuar t‘i venë një sasi eksplozivi një anijeje të ankoruar në portin e qytetit, për motive konkurence. Duket se gjatë transportimit të lëndës plasëse, ajo ka shpërthyer aksidentalisht duke i marrë jetën 52-vjeçarit Nelaj.

Erdian Muho është djali i një biznesmeni tjetër të njohur në qytetin e Sarandës. Ai merret kryesisht me biznese në fushën e hotelerisë, turizmit dhe transportit detar. Në vitin 2021 Muho ka qenë pjesë e listave për deputet në listat e Lëvizjes për Ndryshim të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.

 

Të fundit