Flash News

E-TJERA

I vranë djalin dhe vëllain, nëna e Aleksandër Sadikajt: Kemi dërguar në polici emrat e porositësve

I vranë djalin dhe vëllain, nëna e Aleksandër Sadikajt: Kemi

Silvana Kalemi, nëna e Aleksandër Sadikajt i riu që u ekzekutua me tritol verën e vitit 2022, kërkon drejtësi për djalin dhe vëllanë që iu vranë në dy atentate.

Silvana Sadikaj tha se i ka dhënë policisë emrat e autorëve apo porositësve të të dyja vrasjeve, të djalit të saj dhe të vrasjes së vëllait në Memaliaj. 

Ajo u shpreh për mediat se kanë qenë 3 ose 4 persona me makinë me xhama të errët dhe se policia e shtetit është në dijeni. 

"Sot do t'ju drejtohjem si nëna e Aleksandër Sadikaj dhe motra e Shyqyri Kalemit. Ne jemi të pafuqishëm që të ndryshojmë atë që ndodhi, por ne kemi besim tek drejtësia e shtetit shqiptar, në mënyrë që institucionet kompetente të vënë para përgjegjësisë autorët e këtij akti të rëndë. Ne i kemi dërguar me emra në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Kemi besim tek policia e shtetit dhe drehjtësia do të vihet në vend. Kanë qenë 3 ose 4 persona me makinë me xhama të errët është hapur xhami dhe kanë qëlluar dhe janë parë nga larg, Policia e Shtetit është në dijeni. I kemi raportuar të gjitha kush janë dhe nga janë. Unë e kam bërë publike dhe e bëjë dhe tani Ledjon Hallushaj me shoqërinë e tij është autori i vrasjes së djalit tim”, tha ajo.

Aleksandër Sadikaj, 27-vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë në qershor të vitit 2022. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 

Më 21 Korrik 2024 u ekzekutua në Memaliaj Shyqyri Kalemi së bashku me kamarierin dhe një klient teksa ndodheshin në një lokal. I plagosur mbeti edhe vëllai i Shyqyriut, Artur Kalemi.

 

Të fundit