Flash News

E-TJERA

Interpol mega-operacion në 116 shtete, arrestohen 2500 persona, mes tyre e shqiptarë

Interpol mega-operacion në 116 shtete, arrestohen 2500 persona, mes tyre e

Interpoli ka finalizuar një mega operacion në datën 5 nëntor ku 2,500 persona te lidhur me mafian dhe me krimin e organizuar janë vënë në pranga.

Operacioni “Liberterra II” u zhvillua në 116 vende dhe territore midis 29 shtatorit dhe 4 tetorit, përfshire ketu edhe Maqedonine Veriore.

Mësohet se ky operacionin i Interpol-it u ndërmor në kuadër të aksionit të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Interpol bëri të mundur “shpëtimin e 3,222 viktimave të mundshme”, duke përfshirë të mitur të detyruar të punojnë në ferma në Argjentinë, migrantë në klubet e natës në Maqedoni, lypsarë në Irak, punëtorë shtëpiak në Lindjen e Mesme… “dhe “identifikimin e 17,793 migrantëve të parregullt”.

Në total, gjatë javës janë bërë 2517 arrestime, nga të cilat 850 kanë të bëjnë konkretisht me kontrabandën e njerëzve apo emigrantëve, shtoi Interpoli, duke specifikuar se këto janë rezultate paraprake.

Gazeta zvcierane në shqip Le Canton27.ch ka mësuar se në mesin e të arrestuarve janë edhe dhjetëra maqedonas, serbë e shqiptarë.

“Trafikimi i qenieve njerëzore dhe kontrabanda e emigrantëve janë gjithnjë e më shumë të lidhura me forma të tjera krimi, duke përdorur shpesh të njëjtat rrjete dhe rrugë kriminale”, theksoi organizata, një mbivendosje që “përforcon fitimet dhe fuqinë e grupeve të organizuara kriminale.

Kështu, operacioni bëri të mundur zbulimin e qendrave të mashtrimit në internet që shfrytëzonin viktimat e trafikimit.

Në Filipine, policia bastisi një magazinë ku më shumë se 250 njerëz, shumica kinezë, ishin të përfshirë në mashtrime të ndjenjave në shkallë industriale.

“Në shumë raste, viktimat joshen nga premtimet e rreme për punësim dhe mbahen atje përmes frikësimit dhe abuzimit”, thuhet në deklaratë.

 

Në Mali, operacioni bëri të mundur identifikimin e 24 grave togoleze të mbajtura kundër vullnetit të tyre dhe të detyruara të merrnin pjesë në një skemë tregtare, pasi ishin joshur nga premtimi për punësim jashtë vendit.

Në Kosta Rika, një grua në krye të një sekti u arrestua për shfrytëzim të fëmijëve, punë të detyruar dhe dhunë fizike e psikologjike.

Në Brazil, një hetim në një rrjet trafiku droge zbuloi se anëtarët e tij punonin gjithashtu si kontrabandistë në Shtetet e Bashkuara.

Në kërkimin e tyre të pandërprerë për fitim, grupet e organizuara kriminale vazhdojnë të shfrytëzojnë burra, gra dhe fëmijë, shpesh në mënyrë të përsëritur, ankohej Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Jurgen Stock, për të cilin vetëm veprimi i koordinuar mund t’i kundërshtojë këto kërcënime.

Të fundit