Flash News

E-TJERA

Irani do sulmojë MEK-un? Reagon kampi i muxhahedinëve: Propagandë e orkestruar nga regjimi iranian

Irani do sulmojë MEK-un? Reagon kampi i muxhahedinëve: Propagandë

Kampi “Ashraf 3” në Manzë, aty ku prej vitesh strehohen muxhahedinët iranianë, ka reaguar pas lajmeve të mediave ndërkombëtare se Irani ka kërcënuar MEK-un.

Në një reagim për A2 CNN, kampi rrëzon kategorikisht mundësinë e një sulmi duke i cilësuar raportimet propagandë të orkestruar nga regjimi iranian.

“Ashraf 3” shprehet në deklaratë se raketat e regjimit iranian nuk kanë kapacitetin teknik për të arritur në Shqipëri.

“Lajmet e publikuara nga Irani për mundësinë e një sulmi me raketa ndaj Ashraf 3 dhe mbulimi i tyre në disa media shqiptare janë thjesht propagandë e orkestruar nga regjimi iranian. Kjo po bëhet për qëllime lufte psikologjike, me qëllim krijimin e shqetësimit dhe kaosit në Shqipëri, me qëllim ndjekjen e qëllimeve të veta. Këto pretendime nuk kanë bazë dhe nuk bazohen në asnjë fakt. Kjo luftë propagande po kryhet në koordinim të ngushtë midis regjimit iranian dhe agjentëve të tij lokalë në Shqipëri, pikërisht për të rritur rezonancën dhe përhapjen e saj sa më shumë të jetë e mundur. Është e qartë dhe e pamohueshme se raketat e regjimit iranian nuk kanë kapacitetin teknik për të arritur në Shqipëri”, thuhet në reagim.

Të fundit