Flash News

E-TJERA

Ish-ministrja, deputete e PS që dëgjon hip-hop: Jam fanse e Ledri Vulës dhe Genc Prelvukajt, Elvana Gjatën nuk e njoh

Ish-ministrja, deputete e PS që dëgjon hip-hop: Jam fanse e Ledri

Ish-ministrja e Kulturës, aktualisht deputete e PS, Mirela Kumbaro ka treguar se cili është zhanri i muzikës që preferon të dëgjojë.

Duke folur në programin “ABC e Pasdites” me Ermal Peçi, Kumbaro tha se i pëlqen muzika hip hop, madje tregon se cilët janë këngëtarët e saj të preferuar.

Është një këngëtar Genc Prelvukaj, i cili praktikisht bën një muzikë që me definicion nuk do ishte i brezit tim, por që mua më pëlqen shumë, sepse arrin të kombinoj shumë mirë trendin e sotëm muzikor  që është për adoleshentë të rinj, por me tekste që janë poezi të vërteta. Më pëlqen Shpat Deda, Ledri Vula dhe Jerico, janë të preferuarit e mi". 

E pyetur për këngëtarët e tjerë si: Elvana Gjata, Nozy apo Stresi ajo tha se nuk i njihte.

Ndjesë! Nuk i njoh!”, deklaroi Kumbaro.

Të fundit