Flash News

E-TJERA

Itali/ 39-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje teksa priste për të shkuar në punë

Itali/ 39-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje teksa priste

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Itali, ku një shtetas shqiptar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet teksa priste për të shkuar në punë.

Viktima është identifikuar si Edmond Gjoci, 39 vjeç, me origjinë shqiptare dhe banues në Tuoro sul Trasimeno. Aksidenti ndodhi në rrugën rajonale 71, në zonën e Riccios, pranë kufirit me rajonin e Umbrias.

Sipas raportimeve paraprake, Gjoci po qëndronte në buzë të rrugës në pritje të dikujt që do ta shoqëronte për në vendin e punës, kur u përplas për vdekje nga një automjet i drejtuar nga një 19-vjeçar, i cili sapo ishte pajisur me leje drejtimi. Dyshohet se i riu humbi kontrollin e mjetit dhe devijoi nga rruga, duke e goditur fatalisht shqiptarin.

I ndjeri ka lënë pas bashkëshorten dhe një vajzë të vogël, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, nën drejtimin e karabinierëve të Cortonës.

Të fundit