Flash News

E-TJERA

Kanosi bashkëshorten dhe djalin me hanxhar, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

Kanosi bashkëshorten dhe djalin me hanxhar, arrestohet 48-vjeçari

Një 48-vjeçar në Tiranë është vënë në pranga pasi kanosi bashkëshorten dhe djalin e tij me hanxhar.

Ngjarja e rëndë e parandaluar ndodhi mbrëmjen e së mërkurës. Nga verifikimet, rezulton se 48-vjeçari ishte aktualisht me masë sigurie “arrest në shtëpi”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, sapo janë njoftuar se mbrëmë, në një banesë në rrugën “Haki Stërmilli”, një shtetas po kanoste familjarët e tij, për jetën, me mjet prerës (hanxhar), kanë shkuar në vendngjarje.

Si rezultat i ndërhyrjes policore profesionale u parandalua ngjarja kriminale në këtë familje, si dhe u arrestua në flagrancë autori i dyshuar i rastit, shtetasi E. B., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e mëtejshme në lidhje me rastin, rezultoi se 48-vjeçari ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja””, thuhet në njoftim.

Të fundit