Flash News

E-TJERA

Kanosje dhe grabitje, arrestohen 2 persona në Durrës

Kanosje dhe grabitje, arrestohen 2 persona në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona të dyshuar për grabitje me dhunë dhe kanosje.

Spiro Dede, 44 vjeç, është arrestuar pasi kanosi me thikë punonjësin e një dyqani në lagjen nr. 4 dhe ka marrë pajisje elektronike. Policia ka arritur ta lokalizojë dhe arrestojë atë pak orë pas vjedhjes.

Po gjatë operacionit, është arrestuar dhe Edison Sqarthi, 35 vjeç, i cili ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për vjedhje, por kishte dalë përsëri për të kryer vjedhje. Ai është kapur pas dy vjedhjeve të ndodhura në një market dhe një automjet në Durrës.

Pas arrestimit, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Të fundit