Flash News
Zjarr në luginën e Vjosës, rrezikohen parcelat me ullinj
U ekstradua nga Spanja, Gjykata e Posaçme lë në burg Leonard Luzin
Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën një punonjës sigurie në Tiranë
EMRI/ Lëvizte me armë dhe kokainë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë
Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, reagon policia: Dyshohet se nisi nga një shkëndijë
Katër vatra zjarri janë aktualisht aktive në të gjithë territorin e vendit. Ky fakt u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke njoftuar se puna për shuarjen e tyre vijon.
Sipas tij, forcat operacionale po përpiqen të mbajnë situatën nën kontroll, teksa në disa zona, era e fortë ka vështirësuar punën.
“4 vatra aktive zjarri janë aktualisht në të gjithë territorin e vendit.
Problematike mbetet situata e zjarrit në Balgjaj në fshatin Kurdari. Forcat operacionale nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile po vijojnë të mbajnë nën kontroll situatën, për të shmangur rrezikun pranë një stani me bagëti e dhjetëra koshere bletësh.
Në fshatin Madhesh, njësia administrative Ulëz në Mat zjarri i rënë ka marrë përmasa të menjëhershme dhe po avancon në drejtim të fshatit Stojan. Veç forcave operacionale në terren ka shkuar në ndihmë edhe helikopteri #Cougar.
Vijon ndërkaq edhe operacioni për shuarjen e flakëve në vatrën e zjarrit të rënë në Buza Dede mbi fshatin Gurë-Lurë, ku flakët janë pranë liqeneve të Lurës.
Era e fortë ka vështirësuar aksionin për shuarjen e zjarrit edhe në vatrën e regjistruar një ditë më parë në midis malit të Xhyrës dhe njësisë admnistrative Qukës në bashkinë e Prrenjasit.
Të gjitha forcat operacionale janë shpërndarë me grupe në zona të ndryshme për të krijuar një perimetër për të ruajtur vijën e zjarrit ekzistues dhe për të fikur çdo aktivizim në kufijtë e zjarrit dhe në thellësi të tij”, shkruan Peleshi në Facebook.