Flash News

E-TJERA

Kërcënoi gazetarin, policia merr nën hetim djalin e shefit të Krimeve në Përmet

Kërcënoi gazetarin, policia merr nën hetim djalin e shefit

Policia ka shoqëruar dhe ka marrë nën hetim Boris Çenko, 21 vjeç, djali i Shefit të Krimeve në Përmet, Dhurim Çenko.

21-vjeçari kërcënoi dhe kanosi përmes telefonit shtetasin P. N., me profesion gazetar.

“Strukturat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas kallëzimit të bërë sot nga shtetasi P. N., 51 vjeç, banues në Gjirokastër, me profesion gazetar, se është fyer e kanosur nëpërmjet celularit, për shkak të detyrës, nga shtetasi B. Ç., kanë reaguar menjëherë duke shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, shtetasin B. Ç.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, duke u konsultuar dhe duke e vlerësuar rastin me prokurorin e gatshëm, proceduan penalisht shtetasin B. Ç., 21 vjeç, banues në Gjirokastër”, njofton policia.

Të fundit