Flash News

E-TJERA

Kërkohej për vrasje në tentativë, ekstradohet nga Spanja një 41-vjeçar

Kërkohej për vrasje në tentativë, ekstradohet nga Spanja

41-vjeçari Morel Kërtalli është ekstraduar në Shqipëri. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë të biznesmenit, Dashamir Gjoka, në gusht të vitit 2017 në Shijak.

41-vjeçari u arrestua në Spanjë. Disa ditë më parë u ekstradua edhe vëllai i 41-vjeçarit, Enkel Kërtalli, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për të njëjtat vepra penale.

“Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me homologët spanjollë, u ekstradua nga Spanja drejt Shqipërisë, shtetasi M. K., 41 vjeç”, thuhet në njoftim.

 

 

Të fundit