Flash News

E-TJERA

Kishte dalë për të kullotur bagëtitë e imta, humb jetën 55-vjeçarja në Pukë

Kishte dalë për të kullotur bagëtitë e imta, humb

Një 55-vjeçare ka humbur jetën në Pukë.

Sipas policisë, 55-vjeçarja kishte dalë për të kullotur bagëtitë e imta, por ka rrëshqitur e për pasojë ka humbur jetën.

"Rreth orës 19:10, shtetasi N. D., ka njoftuar sallën operative se në territorin e fshatit Kabash,
ka gjetur pa jetë shtetasen R. D., 55 vjeçe (nusen e xhaxhait) e cila kishte dale për të kullotur bagëtitë e imta.

Paraprakisht dyshohet se shtetasja R. D, ka rrëshqitur si pasojë e terrenit të vështirë dhe ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit", njofton policia.

Të fundit