Flash News

E-TJERA

Komisioni Hetimor për TIMS zhvillon nesër mbledhjen e parë

Komisioni Hetimor për TIMS zhvillon nesër mbledhjen e parë

Komisioni Hetimor për TIMS do të mbajë nesër mbledhjen e parë. Komisioni do të mblidhet më 2 prill në orën 15:00.

Njoftimi është dhënë nga kryetari i Komisionit për TIMS, Ervin Salianji.

“Në mbështetje të ligjit nr. 8891, datë 2.5.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, çështjet që do të diskutohen, shqyrtohen dhe miratohen në Komisionin Hetimor në mbledhjen e parë janë si më poshtë:

Deklarimi i konstituimit të komisionit hetimor dhe prezantimi i anëtarëve të tij.

Deklarimi i qëllimit të ngritjes së komisionit.

Përcaktimi i detyrave të komisionit.

Zgjedhja e sekretarit të komisionit.

Deklarimi i planit paraprak të hetimit.

Zgjedhja e ekspertëve ligjorë.

Përcaktimi i mbledhjes së radhës së komisionit hetimor”, thuhet në njoftim.

Të fundit