Flash News

E-TJERA

"Kosova është e grushtuar në cepin e ringut", ish-diplomati: Mbrojtja jo vetëm retorike, por ligjore dhe diplomatike

"Kosova është e grushtuar në cepin e ringut",

Ish-diplomati Arben Cejku foli për zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërsa shtoi se këto ngjarje duhet të shërbejnë për mësim. Ata që hodhën themelet e shtetit janë në Hagë, është ballafaqim vlerash, tha Cejku për "Real Story".

Ky i fundit tha se mbrojtja duhet jetë në nivelin e duhur. Gjithashtu foli për ndikimin e këtyre ngjarjeve në imazhin e Kosovës.

"Vet personazhet që janë në Hagë dyshuan për veprimtarinë e saj. Pamjet duken si ëndërr me sy hapur. Jo vetëm në Kosovë duhet të nxjerrim ca mësime, juridike, politike dhe kombëtare.

Ata që hodhën themelet e shtetit janë në Hagë, është ballafaqim vlerash. Kosova është e grushtuar në cepin e ringut dhe nuk ka fuqi të reagojë. Ajo që goditi Kosovën është imazhi i saj dhe marrëdhëniet e saj ndërkombëtare. Duhet të heqim dorë nga akuzat. Jo vetëm mbrojtje retorike, por ligjore dhe diplomatike", tha Cejku.

Të fundit