
Flash News
Përfundojnë pas më shumë se 3 orësh bisedimet mes Turqisë dhe Greqisë
Zgjedhjet/ Misioni i ODIHR mbërrin në Shqipëri, zbardhet axhenda
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Rënie gurësh në aksin Librazhd-Elbasan për shkak të motit të keq, ARRSH thirrje drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes
Vritet një 32-vjeçar në Durrës breshëri kallashnikovi, detajet e para
KQZ: Emigrantët do të votojnë me postë në zgjedhjet e 25 prillit, procedura

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon që emigrantët të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit përmes postës. Në një raport të siguruar nga ABC, grupi i punës në KQZ ka dalë në këtë konkluzion, edhe pse në vetvete e gjithë panorama paraqitet pesimiste, me rrisqe të larta, pasiguri, kosto financiare, e mbi të gjitha kohë e pa mjaftueshme për ti kryer të gjitha proceset e nevojshme.
KQZ, duke marrë në konsideratë kushtet e Shqipërisë (shtrirjen gjeografike të diasporës, afatet kohore në dispozicion, shërbimi postar, mungesën e sistemeve të zhvilluara teknologjike, vlerëson se më i përshtatshëm për tu zbatuar aktualisht në vendin tonë, është metoda e votimit nga jashtë përmes postës dhe shkarkimit i fletës së votimit online në faqen e KQZ-së. Grupi i Punës vlerëson këtë metodë votimi (modeli i Kosovës), si në zgjidhje afat-shkurtër.
Në këtë mënyrë, grupi i punës ka hedhur poshtë idenë e votës nëpër ambasada për shkak të numrit të kufizuara të selive tona diplomatike nëpër botë, si dhe ka përjashtuar votimin online, pasi ai është i pasigurt.
Sipas rrugës së shtruar nga KQZ, emigrantët, së pari duhet të deklarojnë vendbanimet e tyre jashtë shtetit përmes portalit E-albania. Më pas, ai duhet të hyjë në portalin e KQZ dhe të dërgojë një kërkesë ku të shfaqë interesin të votojë. Administrata e komisionit bën verifikime dhe e njofton emigrantin nëse e drejta e tij për të votuar është pranuar.
Në këtë rast, emigrantët grupohen në një regjistër të posaçëm, dhe emri i tyre hiqet nga lista e zgjedhësve në Shqipëri. Fletën e votimit, zgjedhësi jashtë vendit e shkarkon online nga faqja e KQZ-së, dhe pasi e plotëson, e dërgon përmes postës në Shqipëri.
Megjithatë, grupi i punës në KQZ, thotë se ky proces ka anë të dobëta, ku ndër të tjera rreshtohen:
– Siguria që fleta e votimit pas plotësimit nga zgjedhësi arrin në Shqipëri në kohë;
– Mungesa e sigurisë përgjatë rrugës ose para numërimit / mbërritjes në KQZ;
– Kostoja financiare më e lartë për votuesit, pasi posta drejt Shqipërisë është më e kushtueshme;
– Rreziku i shtimit fiktiv të fletëve të votimit.
Grupi i punës në KQZ, nuk ka përllogaritur dot sa do të kushtojë ky proces, por parimisht, thotë se vota e një emigranti mund të kushtojë, nga 22-25 dollarë. abcnews.al
Ditari politik





Të fundit

Fjoralba Ponari nuk do të jetë më pjesë e "E diell"
25 Janar 2021, 15:18

Meta: Të ulen tarifat në universitete për studentët, shqetësues largimi nga vendi
25 Janar 2021, 14:49
Arditit i del situata jashtë kontrollit në emision, hera e parë që i ndodh në 9 vite
25 Janar 2021, 14:36

BE pritet të shqyrtojë përgjigjen ndaj Rusisë për arrestimin e Navalnyt
25 Janar 2021, 14:22
BE kërkon përgjigje nga AstraZeneca për vonesat në shpërndarjen e vaksinave
25 Janar 2021, 14:14
Nuk respektuan masat anti-Covid, gjobiten me 14 mijë euro partitë politike
25 Janar 2021, 14:00
Përfundojnë pas më shumë se 3 orësh bisedimet mes Turqisë dhe Greqisë
25 Janar 2021, 13:55

Manastirliu: Vaksinat e para të Covax vijnë në shkurt
25 Janar 2021, 13:41

Shkarkohet Lampardi, Chelsea mbetet pa trajner
25 Janar 2021, 13:02

Tërhiqen banorët, arrihet marrëveshja për ndërtimin e spitalit të Fierit
25 Janar 2021, 12:43
FSHF shtyn sërish rinisjen e Kategorisë së Parë dhe të Dytë, shkak reshjet e shiut
25 Janar 2021, 12:26


Gjendet një person i pajetë në një përrua në Devoll, dyshimet e para
25 Janar 2021, 12:08
Jeta përtej iluzionit të së vërtetës
25 Janar 2021, 12:02


Për herë të parë në histori, Estonia do të drejtohet nga një kryeministre grua
25 Janar 2021, 11:23