Flash News

E-TJERA

Kritikat e Vjosa Osmanit, Macron: Shpresoj që javën e ardhshme të rinisë dialogu

Kritikat e Vjosa Osmanit, Macron: Shpresoj që javën e ardhshme të

Presidenti francez Emannuel Macron i është përgjigjur nga Tirana kritikave të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani se BE-ja sipas saj po lëshon mesazhe të këqija për rajonin tonë, duke thënë se po iu hapet dera atyre që shkojnë në Moskë te Putini dhe bllokohet Kosova.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, Macron tha se shpreson që javën e ardhshme të nisë dialogu mes dy vendeve, ndërsa përmendi edhe problematikat politike dhe sociale të tyre.

“Udhërrëfyesi është i qartë dhe kemi kaluar shumë kohë me dialogun mes Beogradit e Prishtinë BE kërkon avancime konkrete mbi zgjedhjet komunave që nuk kanë qenë të kënaqshme mbi çështjet e sigurisë. Duhet të dalë nga kjo përballjeje që bllokon situatën. Uroj që javën e ardhshme të fillojë dialogu me Prishtinë dhe Beogradin, sepse secili vend është përballur me vështirësi politike e sociale. Është e rëndësishme për gjithë rajonin. Mendoj që kërkesat janë legjitime nuk duhet të lëmë të vendoset një dialog i tërthortë”, u shpreh Macron.

Një ditë më parë Osmani tha se: “Ka një bllokadë totale nga ana e BE-së, nuk vlerësohet puna jonë, nuk vlerësohen reformat e ndërmarra, nuk vlerësohet fakti që ne jemi 100% me politikat e tyre sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por edhe politikave të tjera. Për fat të keq po jepet një mesazh shumë i keq për rajonin tonë. Më shumë po iu hapet dera atyre që shkojnë në Moskë te Putini sesa për ne që nuk shohim rrugë dhe alternativë tjetër veç BE-së”, tha Macron

Të fundit