Flash News

E-TJERA

Lihen në burg tre ish-drejtorët e Erion Veliajt

Lihen në burg tre ish-drejtorët e Erion Veliajt

Redi Molla, Taulant Tushe dhe Mariglen Qato janë lënë në qeli. Gjykata e Posaçme rrëzoi sërish kërkesat për të zbutur masat e sigurisë.

Tushe, Molla dhe Qato u arrestuan në muajin mars të këtij viti me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”.

Tre ish drejtorët u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Keçi dhe Englatina Zere.

Të fundit